Rregullimi i ndergjyqesise

Pershendetje ,

Nese ne nje kerkese – padi, padis nje person qe nuk ka pergjegjesi per njohjen e nje te drejte qe pretendoj, Gjykata duhet ta pushoj gjykimin apo ne seancen pergatitore mund te bej formimin e sakte te pales se paditur?

Faleminderit


Qytetari: J. K. Data: 6 May , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Rregullimi i ndergjyqesise”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    2

    Pershendetje,

    Referuar problematikes Tuaj, Kodi i Procedures Civile ka parashkuar mundesine e zevendesimin procedurial. Ne nenin 184 te tij, parashikohet mundesia e zevendesimit te pales se paditur, kur padia eshte ngritur kunder nje personi ndaj te cilit nuk duhet te ngrihej. Eshte e domosdoshme nga ana Juaj te beni nje kerkese per zevendesim procedurial te pales se paditur, por duhet te keni parasysh qe duhet merret pelqimi nga ana e gjykates si te pales ekzistuese te paditur, por edhe te personit qe hyne si pale e paditur, per marrjen e vendimit te ndermjetem per zevendesim.

    Berja e kerkeses per zevendesim procedurial nga ana Juaj e ben te detyrueshme caktimin e seances pergatitore nga ana e gjykates.

    Gjithe te mirat!

  2. 2

    Pershendetje,

    Per sa ju relatoni, Gjykata nuk mund ta pushoje k-padine. Përcaktimi dhe rregullimi i ndërgjyqësisë është një e drejtë që e gëzon vetëm paditësi dhe palët në proces, ndërsa gjykata në rolin që i ka dhënë ligjvënësi, mundet vetëm t’i orientojë ata në lidhje me rregullimin e ndërgjyqësisë, por në asnjë rast nuk mund t’i detyrojë ata të përcaktojnë se “kush” do të jetë palë në proces.

    Në K.Pr.Civile është parashikuar mundësia që në rastin e mungesës së legjitimimit pasiv, d.m.th. kur padia është ngritur kundër një personi ndaj të cilit nuk duhet të ngrihej kjo padi, të mos vendoset rrëzimi i padisë, por të bëhet zëvendësimi i të paditurit të palegjitimuar me të paditurin kundër të cilit duhet të ngrihet padia ose të paditurin e legjitimuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet