Pershendetje! A mundem bej nje kerkese ne gjendjen civile per rregulimin e emrit te femijes pasi eshte regjistruar qe ne aktin e lindjen me ‘n’ dhe jo me ‘a’? Theksoj femija eshte akoma ivogel pa bere 1 vjec. Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne nenin 57 te ligjit per “Per Gjendjen Civile”, parashikohen rastet e ndryshimit te emrit/mbiemrit. Sipas kesaj dispozite te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane taksative:
1) papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emrave te papapershtatshem); dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
Ne kete dispozite percaktohet se emri mund te ndryshohet me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji, brenda 1 viti nga mbushja e moshës madhore, dhe vetëm një herë, si dhe sipas nenit 45 të këtij ligji.
Ne rast te plotesimit te kushteve sipas rasteve te sipercituara mund te paraqitet kërkesë në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar, në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndryshimit te emrit.
Dokumentat për ndërrim emri, mbiemri:
– kërkesë per ndryshim emri;
– çertifikatë lindje me foto;
Faleminderit