Rregullat per deklarimin e dypunesimit

Pershendetje,

Une jam i dypunesuar. Ne njeren nga punet marr rrogen minimale te njohur nga shteti 26 000 leke dhe tek tjetra paguhem rreth 45 000 leke. Deri me tani jane paguar taksat e sigurimet dhe tek puna e dyte kam paguar edhe tatim mbi fitimin ngaqe kalon rrogen minimale.

Me ligjin e ri, une duhet te plotesoje nje formular qe te deklaroj dypunesimin dhe rrogat qe kam marre. Kjo eshte cka eshte thene me ze te larte, por sesi behet vertete vetedeklarimi askush nuk e shpjegon.

Ju lutem, a mund te me shpjegoni ku duhet te drejtohem per informacion, te puna e pare apo te ajo e dyte, a te te dyja? Si kryhet kjo procedure? Faleminderit e shendet ne keto kohe te veshtira.


Qytetari: G. P. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rregullat per deklarimin e dypunesimit”

  1. Pershendetje,

    Cdo individ i dypunesuar duhet te plotesoje Deklaraten Vjetore te te Ardhurave, pavaresisht sa eshte vlera e te dyja pagave. Deklarimi behet nga vete personi, pra nga ju, jo nga punedhenesit tuaj. Per kete duhet te hapni nje llogari ne faqen e tatimeve, si person fizik, individ. Duke qene se ndryshimet e ligjit per tatimin mbi te ardhurat, kane hyre ne fuqi ne 1 janar 2020, atehere edhe deklarimet do te zbatohen duke filluar nga kjo periudhe, pra kete vit ju nuk do te beni deklarim te te ardhurave nga dypunesimi. Afati eshte deri ne 30 prill 2021. Per te pare proceduren, mund te lexoni Udhezimin Nr. 1515, datë 3.4.2020, i cili e ka te ilustruar edhe me ane te nje shembulli menyren e llogaritjes se tatimit mbi te ardhurat. E gjeni ne Fletoren Zyrtare nr.64, te vitit 2020, ne faqen http://www.qbz.gov.al .

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet