Rregjistrimi ne hipoteke i nje marreveshje shperblimi

Pershendetje,

Kerkoj nga ju nje mendim ligjor dhe hapat per t’u ndjekur me pas ne lidhje me rastin me poshte.  Ne si bashkepronare te nje trualli, rastesisht ne janar te 2021 gjate rifreskimit te karteles se pronesise se pasurise, jemi vene ne dijeni qe mbi pasurine tone ishte rregjistruar nga hipoteka nje marreveshje trepaleshe (bashkepronar-investitor-avokat). Sipas kesaj marreveshje parashikohej qe per punen qe do kryente avokati per ndjekjen e gjyqeve, ne forme shperblimi, do jepej nje siperfaqe X metrash truall ne favor te avokatit. Marreveshja ishte e para 12 viteve, konkretisht ne 2008. Para se te lidhej kjo marrevshje tre paleshe, ne kemi lidhur nje kontrate sipermarrje me nje invstitor per zhvillimin e truallit. Kusht i kontrates se sipermarrjes te lidhur disa dite me pare se kjo marreveshje, ne nje pike te kontrates, ishte percaktuar se per punen qe do kryhet nga avokati, do shperblehej me X metra truall dhe kjo duhej te zyrtarizohej ne nje marreveshje trepaleshe dhe qe u konkretizua ne vitin 2008. Kontrata e sipermarrjes dhe akt marreveshja trepaleshe, nuk u rregjistrua asnjehere ne hipoteke. Kontrata e sipermarrjes e asaj periudhe, u revokua 2 vite me vone, ne vitin 2010 per kalim afati dhe mospermbushje te kushteve kontraktuale. Dhe ne vitin 2018 eshte lidhur nje tjeter kontrate sipermarrje me nje tjeter kompani ndertuese, pa ndonje kusht shperblimi si ne rastin e pare dhe ku aktualisht kjo firme ka marre lejen e ndertimit dhe eshte duke ndertuar. Kontrata e dyte e sipermarrjes eshte e  rregjistruar ne hipoteke dhe e shfaqur ne kartelen e pronesise.

A eshte i drejte veprimi i hipotekes qe ka rregjistruar nje aktmarreveshje trepaleshe 12 vite me pas, ne lidhje me nje kontrate sipermarrje e cila eshte revokuar? Mundet te behet ankimim apo cfare veprimi tjeter ligjor dhe te paraqiten dokumentacionet tona ne lidhje me kete rast? nese po ne cforme ligjore behet? Mundet qe pas ketij veprimi ne hipoteke, te rregjistrohen kontratat takuese per bashkepronaret, ne vazhdim te pikave te kontrates se sipermarrjes? Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 10 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Rregjistrimi ne hipoteke i nje marreveshje shperblimi”

  1. 1

    Pershendetje. Situata qe ju parashtroni ka shume elemente ligjore dhe eshte mjaft komplekse. Eshte e nevojshme qe te behet nje studim i te gjithe dokumentacionit ligjor, perpara se te behet nje vleresim i sakte. Si rregull nje kontrate te ciles i ka perfunduar afati nuk mund te sjelle me pasoja juridike. Ajo qe do t’ju rekomandonim eshte nje ankese prane Agjencise Shteterore te Kadastres per te hequr regjistrimin e kontrates se vitit 2008, per shkak te kalimit te afatit. Nderkohe, per t’ju ndihmuar ne hartimin e kerkeses, mund te paraqiteni prane zyrave te Ndihmes Ligjore prane Ministrises e Drejtesise ne Tirane, ose prane Gjykatave te rretheve, sipas listes qe gjeni ne kete link: https://ndihmajuridike.gov.al/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet