Rregjistrimi i prones

Prsh,

Kam nje problem me pronen. Familja ime ka 90 vjet ketu ku jam une sot. Kam pronen 1000 m2 me vertetim gjykate te 1994 qe i perket familjes sime. Shkoj ne hipoteke te regjistroj pronen nuk e pranojne. Thone qe rezulton toke shtet. Une kam 90 vjet ketu si familje. Kam dhe vertetim gjykate me vula te regullta te vitit 1994. Si duhet te veproj per pronen time? Faleminderit


Qytetari: A. C. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rregjistrimi i prones”

  1. Pershendetje!

    Ne lidhje me vendimin e gjykates te vitit 1994 (pa e paragjykuar, por mendoj se behet fjale per nje vertetim fakti), ju bej me dije se sipas Kodit Civil aktual, prona nuk mund te regjistrohet ne regjistrat e kadastres ne baze te atij vendimi. Me konkretisht, pas 1 Nentor 1994 vertetimi gjyqesor i faktit te pronesise nuk regjistrohet (per reference neni 193 i Kodit Civil).

    Per te fituar titullin e pronesise mund te veprohet ne keto dy menyra:
    1- Nepermjet nje kerkese per regjistrim fillestar te pasurise, nese ju dispononi nje akt te vlefshem te fitimit te pronesise para 90 vjeteve (te tilla dokumente mund te jene vendimet e gjyqit te paqit (faktit), kontrata shitblerje).
    2- Nepermjet institutit te parashkrimit fitues, me ane nje padie te ushtruar ne gjykaten e rrethit ku ndodhet prona, nese gjithmone plotesohen kushtet eksplicite qe lidhen me kete menyre origjinale te fitimit te pronesese.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet