Pershendetje,
Behet fjale per nje prone te blere para 20 vitesh nga gjysherit, ne te cilen edhe banojne aktualisht, qe prej atij viti.
Per disa arsyje (jo te rendesishme ne kete pike), kontrata perfundimtare e shitjes nuk u realizua ne kohe.
Sot po i kerkojme ndertuesit per ta perfunduar kontraten e shitjes, qe me pas te rregjistrojme pronen ne hipoteke.
Ndertuesi, i cili me sa kuptojme nuk eshte me ne nje gjendje stabel mendore refuzon ta bej kete gje.
Na jane sugjeruar variantet e gjyqit, per te kerkuar njohjen si pronar mbi bazen e kontrates se sipermarrjes dhe detyrimin e Drejtorise Vendore të ASHK, per te kryer rregjistrimin e prones ne emrin perkates.
Ose kallezimin ne prokurori te ndertuesit per refuzim te kesaj procedure standarte.
Pyetja ime lidhet a) Me efektivitetin e kallezimit ne prokurori, dhe b) natyren e gjyqit, pra do ishte nje gjyq qe do mbyllej ne menyre eksekutive nga gjykata ne shkalle te pare, apo mund te komplikohet ne shkalle te tjera (nuk presim oponence nga ndertuesi, se sic thash, pervec se ka falimentuar, nuk eshte duket gjithashtu stabel menderisht).
Faleminderit paraprakisht,
One Response
Pershendetje,
Nëse nuk nënshkruhet kontratën e shitblerjes, nëpërmjet së ciles juve ju kalon pronësia mbi njësine e banimit, nuk mund të lëshohet certifikatë pronësie, e vetmja menyrë zgjidhje është t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ku të kërkoni njohjen pronar mbi bazën e kontrates së sipërmarrjes dhe detyrimin e Drejtorisë Vendore të ASHK-së, të kryejë regjistrimin e pronës nën emrin tuaj.
Juristi online nuk mund t’iu japi nje pergjigje perfundimtare mbi ecurine e procesit gjyqesor, nga gjykata do te verifikohen te gjitha aktet e bashkelidhura ne padi dhe nese eshte nevoja do te caktoje ekspert perkates per te gjykuar dhe shqyrtuar ne teresi padine e ngritur, gjate perfundimit te gjykimit te ceshtjes civile gjykata do te dali me vendim, nese vendimi ankimohet brenda afateve te caktuara brenda 15 dite nga data e marrjes se njoftimit te vendimit te arsyetuar, atehere ceshtja do te gjykohet nga gjykata e Apelit, vendimet e gjykates se Apelit jane te formes se prere.
Faleminderit!