Rregjistrim i kontrates se sipermarrjes

Pershendetje,kam kryer nje kontrate sipermarrje per apartament 120m2 ,2 poste parkimi,oborr 200 m2. Deshiroj te rregjistroj kete kontrate sipermarrje ne hipoteke.
Pyetja ime eshte: Sa njesi rregjistrohen ne hipoteke,pra 4,apartamenti,2 poste parkimi,oborri? Apo 3,apartamenti dhe 2 poste parkimi? Ne rastin konkret oborri eshte i specifikuar ne kontraten e sipermarrjes si me siperfaqe ashtu edhe me planimetrine bashkangjitur. Faleminderit

Qytetari: R.K.
Data: 28 Qershor 2022, Kategoria: Procedura administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje !
    Ju keni te drejte qe te aplikoni ne portalin E-Albania për regjistrimin e kontratës së sipermarrjes.Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.Per kete aplikim ju do te pajiseni me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij.Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dergimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Ju duhet te hidhni te gjitha te dhenat e prones(dhe trualli),Numrin e Pasurisë(zonën kastrale,vol,fq)qe doni te regjistroni,Kodin Unik,Llojin e Pasurise,Sip e Pasurise,Sip e Truallit ,Ndertesen, Adresen (Rrugen,Ndertesen,Numrin e Ap)
    Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ZVRPP-se përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj. Ky sherbim eshte me pages,ku ju mund te shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën online përmes portalit e-Albania me një kartë debiti ose krediti, sipas deshires tuaj.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje