Rregjistrimi i nje biznesi qe ushtrohet nga invalidet

Pershendetje,

Jam invalid dhe dua te rregjistroj nje biznes person fizik ose shpk. Desha te di nese mund te perfitoje une ndonje perjashtim nga taksat e tatimet? Lutem me jepni nje informacion mbi cdo gje te mundshme qe mund te perfitoje nje invalide ne ushtrimin e nje aktiviteti ekonomike? Faleminderit


Qytetari: e. h. Data: 26 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rregjistrimi i nje biznesi qe ushtrohet nga invalidet”

  1. Përshëndetje

    Kuadri ligjor fiskal ne Shqiperi nuk ka parashikime specifike per personat me aftesi te kufizuara.
    Me vendim te Keshillit Bashkiak perkates mund te vendoset perjashtimi nga nje apo disa taksa vendore. Per kete duhet të bëni një kërkesë për informacion pranë Bashkisë tuaj.
    Ju nuk paguani taksat e automjetit që plotëson këto kritere:
    “ç) autoveturat tip deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat me aftësi të kufizuara që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private;”
    Njekohesisht me ligjin 15/2019, “Per nxitjen e punesimit” eshte krijuar Fondi Social i Punësimit. Ky fond do te përdoret për programe që synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitim për punë, aftësimin dhe riaftësimin profesional, etj., te personave që i perkasin kategorive te vecanta te percaktuara në këtë ligj, ku ndër të tjerët bëjnë pjesë edhe personat me afatësi të kufizuara.
    Ju sugjerojmë që pasi të bëni një plan bizensi të aplikoni për financim të veprimtarisë tuaj pranë këtij fondi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet