Prsh. Jam nje banuse ne zonen e yzberishtit, tek rruga 3 deshmoret, dua te shes apartamentin tim prej 70m , por dua te di datat e muaj kur mund te behet rivlersimi i shtepise, dhe sa kushton? Gjithashtu pa rivlarsim sa mund te me kushtoj. Flm
Përshëndetje,
Ligji 80/2019 jep të drejtën e rivlerësimit të pasurisë me vlerën e tregut deri më 30.04.2022.
Ky Ligj hyri në fuqi më 14.01.2020 për një afat të kufizuar deri më 30.09.2020. Më pas ky afat u shty fllimisht deri më 31.12.2020 dhe më pas deri më 31.12.2021. Afati i zbatimit të Ligjit nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë se paluajtshme” shtyhet sërish nga data
31.12.2021 në datën 30.04.2022. Ky afat zbatohet edhe për kërkesat e dorëzuara nga individët pranë ASHK-së, të cilat nuk kanë përfunduar brenda datës 30.04.2022,në rast se pagesa e tatimit për to është kryer para datës 31.07.2022.
Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë ASHK, apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3% e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit 1200 lekë.
Individi, ose përfaqësuesi i tij aplikon online për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, ai duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme, ose vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar). Aplikimi për shërbimet i drejtohet drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së që është kompetente për territorin ku gjendet pasuria e paluajtshme. Pas dërgimit të aplikimit drejt Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ASHK-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Për shërbimet të cilat kanë në tipologjinë e tyre përllogaritjen e vlerës së tatimit, taksës apo gjobës, fatura e plotë që duhet të paguhet do të dërgohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në seksionin ”Dokumentet e mia” tek hapësira juaj në portalin e-Albania dhe më pas mund të vijohet me kryerjen e pagesës nga ana juaj.
Faleminderit
One Response