Rivleresimi i prones

Pershendetje,

Si jeni? Kemi rivleresuar apartamentin ne 2016. Nuk kemi kryer ndonje transaksion. Duam te rrisim vleren e pasurise me ekspert. Dua te di nese me lejohet ta rivleresoje serish pronen?

Faleminderit,


Qytetari: E. A. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rivleresimi i prones”

  1. Pershendetje,

    Po, ju mund ta rivleresoni serish pronen ne baze te nje akt vleresimi te pergatitur nga ekspert i licensuar per vleresimin e pasurive te paluajtshme. Per rivleresimin e prones tuaj do paguani tatimin ne masen 3 % te diferences midis vleres se pasurise te dale sipas akt vleresimit dhe vleres se rivleresuar ne vitin 2016.
    Ju bejme me dije se per sherbimin e rivleresimit te pasurise mund te aplikoni prane Zyrave Vendore te Agjensise Shteterore te Kadastres (sportelet ADISA) ose mund ta kryeni edhe online permes portalit e-Albania, ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13598.

    Ju keni te drejte te rivleresoni pronen tuaj brenda dates 20 shtator 2020.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet