Rivleresimi i pasurise

Pershendetje,

Jam pajisur me certifikate per vertetim pronesie per nje siperfaqe toke. Kam ndermend ta shes. Agjensia Shteterore e Kadastres me ka rekomanduar te bej rivleresimin e pasurise. Kete mund ta bej prane ASHK-se me cmimet e references dhe nese nuk jam dakort me rivleresimin e tyre mund ta bej permes nje eksperti te licensuar per vlerësimin e pasurive te paluajtshme.
Pyetja ime eshte: Nese vendos qe ta bej rivleresimin tek te dy (edhe te ASHK-ja, edhe te privati), tatimin e rivlerësimit (3% e bazës së tatueshme), a duhet ta paguaj dy here te secili prej tyre? Cfare eshte 3% e bazës së tatueshme ? Ju faleminderit,


Qytetari: M. P. Data: 9 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Rivleresimi i pasurise”

  1. Pershendetje. Tatimi paguhet vetem nje here. Ajo qe ju mund te kryeni tek eksperti privat vleresues, apo prane ASHK-se eshte akti i ekspertimit te vleresimit te pasurise. Ne baze te aktit te vleresimit behet llogaritja e pageses se tatimit prane ASHK-se. Tatimi qe ju paguani eshte tatim mbi fitimin, per shkak te rritjes se vleres se pasurise se paluajtshme nga momenti qe ju jeni bere pronar, krahasuar me vleren qe ka aktualisht. Per kete rritje te vleres, kur te behet shitja ju do te paguani ne kushte normale 15% te vleres, tatim ne shtet. Duke bere rivleresimin, tatimi qe do te paguani eshte vetem 3%.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet