Rivleresim pasurie

Pershendetje!

Uroje te jeni mire dhe kerkoj ndjese per shqetesimin.

Kam bere nje aplikim per rivleresim pasurie nepermjet portalit e-albania qe ne muajin nentor ,procedura ka qene e rregullt e duhur dhe e pranuar.

Duke qene se nuk kam pasur nje pergjigje kam derguar emali te ankesat ASHK, me kan kthyer pergjigje qe kerkuan disa te dhena edhe asnje pergjigje me pas .

Nese ju keni informacion si te procedoj te lutem mund te me tregoni ?

Ne pritje te nje pergjigje

Pune te mbare

Faleminderit


Qytetari: K. K. Data: 13 January , 2021, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Rivleresim pasurie”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju mund t’i drejtoheni me ankese Drejtorise se Pergjithshme te Agjensise Shteterore te Kadastres (ASHK). Ankesen mund ta dergoni permes e-mailit ose ne rruge postare. Ju keshillojme qe ankeses t’i bashkelidhni detajet e aplikimit ne portalin e-Albania (nr. aplikimi, date aplikimi), si dhe komunikimet qe keni patur ne vijim me Drejtorine Vendore te ASHK-se. Me poshte gjeni adresat ku mund te dergoni ankesen tuaj: E-mail:  ankesa@ashk.gov.al ose Adresa:  Rruga Dora D’Istria, Nr 21001, Tiranë.

    Gjithashtu, ju bejme me dije se ju mund t’i drejtoheni edhe institucionit te Avokatit te Popullit. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ankesa mund te dergohet ne rruge postare ose permes faqes zyrtare te ketij instutucioni https://www.avokatipopullit.gov.al/sq/complaint/create

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet