Rivleresim i pasurise

Pershesndetje,

Kam blere para ca vitesh nje apartament nga pronari i tokes ku eshte ndertuar pallati dhe tani po bejme dokumentat per hipoteke. Ka bere nje kerkese per rivleresim pasurie (apartamenti) dhe ne fature ka nje pagese diku te 30 mije leke te reja per (3% i rivleresimit te pasurise). Dua te di se kujt i takon ta paguaje kete shume – pronarit te tokes te cilit i kam blere apartamentin apo mua? Faleminderit,


Qytetari: O. T. Data: 3 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Rivleresim i pasurise”

  1. Pershendetje,
    Nese pasuria eshte ende e rregjistruar ne emer te shitesit qe e keni blere para disa vitesh (persa kohe referoni qe shitja nuk eshte bere me dokumente), atehere ai ka te drejte te beje rivleresimin e pasurise. Kjo per te minimizuar edhe detyrimet tatimore te kalimit te se drejtes se pronesise, qe sipas ligjit i takojne po shitesit, ne momentin e aplikimit per rregjistrimin e kontrates se shitjes qe do lidhet midis jush.
    Si rregull, bleresit te pasurise i takojne vetem pagesa e tarifave noteriale (per kontraten e shitjes), si dhe tarifat e sherbimit ne ASHK per rregjistrimin e kontrates se shitjes dhe pajisjen me certifikate pronesie ne emrin e tij.
    Nese keni rene dakord me palen tjeter per te kunderten, ateheret pagesat do te behen nga ana juaj. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet