Rishqyrtim vendimi gjyqesor

Pershendetje,

Jam e interesuar te di nese mund te rishqyrtohet ne Gjykate vendimi i cili me obligon qe ta mundesoj takimin midis ish-bashkeshortit tim dhe femijes? Ish bashkeshorti nuk eshte paraqitur asnjehere per takim me femijen ne Qendren per Pune Sociale.

Kjo me nevojitet qe te mos mbetem peng i ish-bashkeshortit per marrjen e lejes nga ana e tij per nderrimin  e vendbanimit apo nderrimin e shtetit bashke me femijen. Ish-bashkeshorti nuk lejon te largohem nga shteti ku jetoj. Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 7 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rishqyrtim vendimi gjyqesor”

  1. Pershendetje. Per te pasur mundesine per te dale jashte territorit te Republikes se Shqiperise i shoqeruar nga femija nen 18 vjec, ju duhet patjeter nje deklarate noteriale nga prindi tjeter i femijes, ose nje vendim gjykate qe ju autorizon qe te dilni jashte kufirit. Ne rast se ju nuk arrini ta merrni deklaraten noteriale nga babai i femijes me mirekuptim, atehere mund t’i drejtoheni me kerkese padi gjykates. Objekti i padise ne kete rast eshte dhenia e autorizimit per te levizur me femijen. Eshte e rendesishme qe t’i parashtroni dhe provoni gjykates arsyet se perse kerkoni te levizni jashte vendit me femijen e mitur.
    Nderkohe lidhur me takimet e percaktuara ne vendimin per zgjidhjen e marteses, keto mund te kerkoni qe te ndryshohen me kerkese per rishikim te kushteve te kujdestarise prane gjykates. Por kjo nuk ndikon dhe nuk ju jep te drejten per te dale jashte vendit me femijen, pasi jane dy gjera te ndryshme. Ju mund t’i beni te dyja kerkimet ne te njejten padi dhe do te jete gjykata qe shprehet per secilin prej tyre.
    Si perfundim, ju sqarojme se Gjykata per rishikimin e kushteve te kujdestarise se femijes dhe te te drejtes se takimit, nuk mund te parashikoje qe njeri prind te mos takohet fare me femijen, pasi kjo cenon interesin me te larte te femijes qe eshte edhe aspekti me i rendesishem ne kete lloj procesi. Edhe nese prindi nuk e perdor kete te drejte ligjore, gjykata ia garanton, pasi ndihmon ne nje rritje te mire psiko-emocionale te femijes.
    Ne proceset e mesiperme gjykata cakton nje eksper psikolog per te vleresuar situaten konkrete te femijes dhe marredhenien e tij me prinderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet