Rishikim vendimi? Apo te hap gjyq nga e para ?

Pershendetje. Jam i divorcuar prej 2 vites dhe me ish bashkshorten kemi edhe 1 djale 8 vjec i cili ju “besua” dhe ja lash pa kerkuar une vet qe te me besohej mua rritja dhe edukimi i djalit duke menduar se me te emen do ishte me mire. Mirepo kohet e fundit e ema i flet keq per mua dhe kjo ka bere qe marrdhenia ime me djalin te jet pak ne krize. Kujtoj se asnjehere une nuk e kam lene ti mungoje asgje e gjithmone e kam paguar pjesen qe gjykata me ka caktuar per djalin. Cfare duhet te bej une tani pasi ne vendimin e gjykates nuk parashikohet kjo gje dhe ish bashkshortja tani duke pasur djalin e mbush ate me ide e po ndikon keq ne rritjen e tij. Cfare masash duhet te marr ? Me ndihmoni ju lutem.


Qytetari: J. A. Data: 13 September , 2021, Kategoria: Familjare, procedura gjyqesore.

One response to “Rishikim vendimi? Apo te hap gjyq nga e para ?”

  1. Pershendetje.
    Kujdestaria e femijeve te mitur ushtrohet nga te dy prinderit edhe ne rastin se ata jane te divorcuar dhe femija i eshte lene per rritje dhe edukim vetem njerit prej tyre. Kjo do te thote qe ish bashkeshortja juaj ka detyrim qe t’ju lejoje te komunikoni lirisht me djalin tuaj, si dhe te jeni pjese e veprimtarive te tij. Megjithate, ju keni te drejte ne cdo kohe ti drejtoheni gjykates per ndryshimin e vendimit ne lidhje me ushtrimin e pergjegjesise prinderore, nese velresoni se kjo detyre nuk ushtrohet ne interesin me te larte te femijes nga ana e nenes se tij, sic mund te jete dhe rasti juaj meqe konstatoni se femija paraqet probleme ne marredhenie me ju si pasoje e ndikimit te nenes se tij. Nje akt ekspertimi nga eksperti psikolog do ju ndihmoje te provoni kete pretendim perpara gjykates.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet