Rinovim i kartes ID dhe Pasaportes per persona me aftesi te kufizuar.

Bashkeshorti im (X) qe prej 3 vjetesh ka statusin e invaliditetit ne pune dhe statusin e tetraplegjikut. Aktualisht nuk mund te levize nga shtrati (nga shtepia jo e jo). Karta ID dh pasaporta kane skaduar. Si mund te veprojme per ti rinovuar? Aq me teper qe aktualisht po banojme jo ne njesine ku jemi residente.


Qytetari: A. Z. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rinovim i kartes ID dhe Pasaportes per persona me aftesi te kufizuar.”

  1. Pershendetje,

    Ju sugjerojme qe ta adresoni problematiken tuaj ne piken e sherbimit te Aleat ne Bashkine/njesine administrative ku keni vendbanimin, duke u kerkuar qe ky sherbim t’ju ofrohet ne banese.
    Bashkia/Njesia administrative, se bashku me kompanine Aleat (kompania qe merret me prodhimin dhe pajisjen me dokumente identifikimi te shtetasve shqiptare) do te marrin masat perkatese per ofrimin e ketij sherbimi ne perputhje me nevojat tuaja specifike.

    Aktualisht nuk eshte parashikuar konkretisht sesi mund te ofrohet ky lloj sherbimi per kategori te caktuar individesh qe ndodhen ne pamundesi per t’u paraqitur prane zyrave te Aleat, por legjislacioni shqiptar percakton standarde per ofrimin e sherbimeve ne banese per kategorite me nevoja specifike, te cilat jane te aplikueshme edhe per sherbimin ne fjale.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet