Rimbursimi i ilaceve covid 19

Pershendetje ,

Une dhe familjaret e mi dolem me covid 19 ne fund te nentorit. Gjendja ishte e rende mbi 70% prekje te infeksionit ne mushkeri. Te gjithe ilacet i bleva vet. Prej 7 – 8 ditesh familjari im u mjekua ne shtepi dhe me pas u transferua ne spital, ndersa une jam trajtuar ne shtepi prej 14 ditesh, te cilat i kam blere vete ku vetem nje gjilpere kushtonte 1500 leke .
Tani shoh sot me faqen zyrtare te fcb te kryeministrit qe rinjofton per rimbursimin 100% te ilaceve .

A mundet qe une te marr pagese qe jam trajtuar ne shtepi dhe i kam blere vet keto ilace? Apo nuk ka lidhje me kete gje ky njoftim?

Faleminderit


Qytetari: S. D. Data: 4 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rimbursimi i ilaceve covid 19”

  1. Pershendetje,

    Nga ana e Keshillit te Ministrave eshte miratuar nje Vendim i cili ka per objekt rimbursimin e shpenzimeve te trajtimit ambulator per personat e prekur me Covid-19. Kjo perfshin dy kategori:
    1. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e trajtimit të formës së lehtë, është jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
    2. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e trajtimit të formës së mesme, është jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
    Eshte mjeku i familjes personi pergjegjes, i cili për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet