Rimarja e mbiemrit te vajzerise

Pershendetje!

Kam komunikuar me ju ne lidhje me rimarjen e mbiemrit te vajzerise, kam paraqitur listen e dokumentave dhe vertetimeve qe ju me thate. Por gjendja civile me thote qe nuk kam asnje te drejte per ta rimare ose per te aplikuar sepse nuk lejohet me ligj. Por duke qene se jam e celebruar, vetem nese divorcohem une mund ta ma rrimar mbiemrin. Pyetja ime eshte nese punonjesja e gjendjes civile ka te drejte?! Ka menyra te tjera per ta bere aplikimin?! Faleminderit


Qytetari: E. M. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Rimarja e mbiemrit te vajzerise”

  1. 2

    Pershendetje,

    Me ndryshimet qe ka pesuar ligji nr. 10129, date 11.05.2009 “Per Gjendjen Civile”, cdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin, jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Ne baze te kesaj dispozite ligjore, vleresojme se kerkesa juaj duhet te kete per objekt ndryshimin e mbiemrit permes rimarrjes se mbiemrit te vajzerise (para martese) dhe duhet te paraqitet, se bashku me dokumentacionin e kerkuar, ne Zyrën e Gjëndjes Civile, ku figuroni e rregjistruar. Ne lidhje me problematiken tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me ankese Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet