Rillogaritje e viteve te punes per efekt pensioni

Pershendetje,

Mami im kete vit ka bere kerkese per pension pleqerie. Sipas perllogaritjeve dhe dokumentave qe mami disponon rezulton qe ka nga 36 vjet. Por me llogaritjet e ISSH-se i kane nxjerre vetem 28 vite pune. Nga keto 8 vite i ka ne koopertaive bujqesore dhe ka punuar nga mosha 14 vjec. Pyetja qe dua t’ju bej eshte nese mosha 14 vjec njihet si moshe per pune per t’u mare parasysh si vite pune? Dhe nese duhet te beje ankese, a duhet te drejtohem direkt me padi ne gjykate apo duhet t’i drejtohen parapakisht me ankese institucionit qe ben llogaritjen? Cila eshte procedura qe duhet te ndjek? Faleminderit


Qytetari: E. S. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rillogaritje e viteve te punes per efekt pensioni”

  1. Pershendetje. Mosha e punes mbi 14 vjec njihet si vjetersi ne pune. Per te ditur se cilat jane hapat ne vijim, duhet te shikoni arsyen se perse nuk jane njohur 36 vitet e punes. Nese nga ana e ISSH nuk jane njohur vitet, per shkak te nje mungese ne dokumentacion, ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banon aktualisht mamaja juaj, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ. Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese dhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet