Përshëndetje! Nena ime në fund të 2016-es ka bere aplikim për pension, por nuk i dilnin edhe 6 vite pasi nuk kishte listë pagesa. E ankimuam ne 2017-en dhe te komisioni i ankimeve që la vendimin e DRSSH prape ne fuqi. Te Komisioni Qendror i Ankimeve nuk e apeluam. Nena vazhdon merr pension tani, por interesohemi që ti rillogaritet e ti njihen dhe ato 6 vite që nuk i njihen.
A jemi ne afat pavarësisht se kanë kaluar rreth 5 vite nga vendimet e tyre? Nese po, si duhet ta formuloj objektin e padisë, cilat janë palët dhe baza ligjore? Faleminderit dhe pune te mbare!
One Response
Pershendetje,
Ne rastet kur nga ana e Drejtorise Raajonale te Sigurimeve shoqerore nuk njihen vitet e punes per shkak te mungeses se listepagesave, ceshtja zgjidhet nepermjet gjykates.
Ju mund ti drejtoheni me kerkese Gjykates se Rrethit Gjyqesor ne cdo kohe.
Objekti i kerkeses: Vertetimi i faktit juridik te qenies ne marrdhenie pune per periudhat e rrezuara thirrja e DRSSH si pale e trete, si dhe provueshmeria me dy deshmitare.
Baza ligjore: Nenet 388 dhe 289 te Kodit te Procedures Civile.
Ligji nr. 7703,date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise”.
Faleminderit!