Revokim Prokure

Pershendetje,

Dua te bej revokimin e nje prokure te pergjithshme te dhene nje familjari ….Une dua te di nese revokimin duhet ta dergoj ne te gjitha institucionet? …..apo nuk ka nevoje te rregjstrohet diku? Ju lutem si funksionon revokimi i nje prokure qe te marre fuqi ligjore? Ju faleminderit


Qytetari: s. a. Data: 25 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Revokim Prokure”

  1. 2

    Pershendetje. Revokimi i prokures behet prane noterit. Me tej, duhet qe kete revokim patjeter t’ia komunikoni personit, apo personave qe kishit caktuar si perfaqesues ne prokure. Nga momenti qe ai merr dijeni, nuk ka me asnje te drejte qe t’ju perfaqesoje juve ligjerisht, si perpara subjekteve private, ashtu edhe perpara autoriteteve publike. Cdo veprim i kryer pas ketij momenti eshte absolutisht i pavlefshem. Nese keni interes te vecante ne nje subjekt qe te marre dijeni, si psh, banke, gjykate, etj., ju duhet qe te dergoni nje kopje te revokimit te prokures, per te shmangur cdo veprim qe mund te kryhet me keqbesim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet