Revokim Prokure

A mund të revokojë një prokurë nga USA, duke perdorur vulen apostile? Apo duhet me patjeter te vij ne Shqiperi? Faleminderit paraprakisht.

Qytetari: A.O.
Data: 20 Maj 2023, Kategoria: Civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Po, mund ta revokoni. Revokimin mund ta bëni në institucionin kompetent të vendit në të cilin ndodheni duke referuar në aktin e revokimit të dhënat e prokurës aktuale. E legalizoni dhe e dërgoni në Shqipëri. Revokimin e prokurës duhet të ja vini patjetër në dijeni përfaqësuesit tuaj që keni emëruar në prokurë.
    Nëse keni interes që një subjekt të marrë dijeni në mënyrë të vecantë (për shembull Bankat, Gjykata), mund të dërgoni një kopje të revokimit të prokurës për të shmangur veprimet që mund të kryhen me keqbesim.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje