Rekursi ne Gjykaten e Larte

Kam zhvilluar nje gjyq ne Gjykaten e Apelit Vlore, i cili perfundoi ne 14 shkurt 2018. Brenda afatit nje mujor eshte dorezuar rekursi ne Gjykaten e Apelit Vlore dhe ne date 29/09/2018 rekursi ka mberritur ne Gjykaten e Larte. Deri me sot nuk eshte shqyrtuar. Shtroj pyetjen: A ka afate dorezimi i rekursit nga ana e Gjykates se Apelit ne Gjykaten e Larte? A ka afate shqyrtimi i rekursit ne Gjykaten e Larte? Faleminderit,


Qytetari: F. M. Data: 18 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rekursi ne Gjykaten e Larte”

  1. 1

    Pershendetje. K.Pr.Civile nuk parashikon afate per dorezimin/percjelljen e dosjes nga nje gjykate me e ulet, prane nje gjykate me te larte. Ky proces eshte ne varesi te komunikimit te vendimit nga gjykata, te ankimimit te paleve te vendimit perkates, te njoftimit te ankimit paleve te tjera. Vetem pasi te kryhen te gjitha keto veprime, sekretaria gjyqesore procedon me dergimin e dosjes gjyqesore prane gjykates perkatese.
    Lidhur me kohen e shqyrtimit te ceshtjes prane Gjykates se Larte, besoj jeni ne dijeni se per nje periudhe te gjate kohe kjo gjykate nuk ka funksionuar teresisht, per shkak te mungeses se gjyqtareve. Aktualisht jane vetem 3 gjyqtare qe gjykojne ceshtjet dhe vonesat ne gjykim ne kete gjykate jane tashme me shume se 5 vjecare. Nuk mund t’ju themi nese kjo ceshtje do te marre nje zgjidhje se shpejti, pasi varet nga ecuria e procesit te reformes ne drejtesi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet