Info ne lidhje me ligjin per menaxhimin e ambjenteve publike

Jam nje qytetar invalid nga Elbasani. Kam nje dyqan ne pronesi e  dyqani im po bllokohet nga lokali ngjitur. A ka autoritet Bashkia te japi leje te uzurpoje hapesiren perpara dyqanit tim? Cfare duhet te bej ta liroj kete hapesire? Kam bere ankese, por nuk kam shume besim tek Bashkia. Faleminderit


Qytetari: E. Z. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Info ne lidhje me ligjin per menaxhimin e ambjenteve publike”

  1. Pershendetje. Hapesira publike ne zonat urbane, menaxhohen nga ana e Bashkive perkatese, ne perputhje me ligjin dhe specifikisht me VKM 1096/2015, “Per miratimin e rregullave, kushteve dhe procedurave, per perdorimin dhe menaxhimin e hapesirave publike”. Zenia e hapesirave publike behet me lejen apo autorizimin e Bashkise. Ne rast se siperfaqia publike eshte lulishte apo park, ka disa kritere shtese qe kjo hapesire te lejohet te perdoret nga privatet. Pra, nese hapesira eshte hapesire publike, atehere Bashkia ka te drejte qe t’ua jape personave te trete per perdorim.
    Ju keni te drejte te beni ankim dhe te kundershtoni dhenien e kesaj hapesire, nese ju pengoheni ta perdorni ambientin tuaj, te hyni lirisht ne te. Per kete ankimi qe i beni Bashkise duhet te kerkoje garantimin e servitutit te kalimit.
    Fakti qe ju jeni invalid nuk ndikon ne trajtimin apo ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet