Rehabilitimi ligjor nga denimi penal

Pershendetje,

Jam denuar nga gjykata me 600 mije lek te vjetra gjobe per kundravajtje penale. Kjo per nje grindje banale qe ka ndodhur para 3 viteve. Vendimi i gjykates eshte dhene me date 27.05.2018 dhe nga Gjykata e Apelit me date 22.11.2018 qe ka lene ne fuqi vendimin e shkalles e pare. Pas sa kohesh hiqet ky denim nga sistemi sepse mua me del akoma … Theksoj qe dhe gjobat jane falur nga amnistia…pergjigjen do ta doja ne privat ju lutem. Faleminderit.


Qytetari: S. N. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Rehabilitimi ligjor nga denimi penal”

  1. 1

    Përshëndetje!
    Neni 69 i Kodit Penal parashikon se quhen të padënuar ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.
    Ne rastin tuaj, vleresoj se periudha e rehabilitimit eshte 2 vjet. Gjithashtu, gjate ketyre 2 vjeteve nga perfundimi i vuajtjes se denimit (nga amnistia e gjobes) nuk duhet te keni kryer veper tjeter penale. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet