Regjitrimi prane QKB

Pershendetje!

Kam nje shoqeri tregtare, ku jam administrator dhe ortak i vetem. Nepermjet nje kontrate dhurimi i kaloj bashkeshortes 50% te aksioneve. Menjehere pas firmosjes se kontrates lind nje konflikt. Une si administrator pezulloj cdo veprim per regjistrimin ne QKB te kalimit te kuotes nepermjet dhurimit.

A mund te kerkoj bashkeshortja regjistrimin e kontrates apo ky eshte vetem nje detyrim i shoqerise? Ne cilin moment fillojne keto te drejta dhe detyrime? Ne QKB regjistrohet vetem kontrata apo dhe vendimi i ortakut qe ka vendosur kalimin e kuotes dhe bashke me te dhe ndryshimet perkatese ne statut? Ju faleminderit


Qytetari: P. R. Data: 7 December , 2020, Kategoria: Tregtare.

One response to “Regjitrimi prane QKB”

  1. 1

    Persehendetje. Kerkesen per regjistrimin e aktit te transferimit te kuotave, apo aksioneve te shoqerive tregtare e kane edhe personat e interesuar. Konkretisht neni Neni 26/3 percakton se personat e autorizuar per regjistrim jane: “Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen, gjithashtu, dhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin.”
    Ligji per shoqerite tregtare nuk kerkon vendim per kalimin e kuotave. Nese ne Statut eshte parashikuar nje klauzole e tille atehere duhet te miratohet edhe vendimi perkates i ortakut dhe si rezultat duhet te behet edhe depozitimi i tij ne QKB.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet