Regjistrimi ne hipoteke i objekteve te ndertuara para vitit 1991

Pershendetje,

Kerkoj te rregjistroj nje shtepi ne nje fshat te rrethit Berat. Shtepia eshte ndertuar ne vitet 87-90. Kam 30 vjet qe paguaj energjine elektrike te kesaj shtepie. E kam ruajtur dhe mirembajtur per gjithe keto vite. Ne familje ishim 9 persona megjithe prinderit. Po ne kete truall prinderit kishin nje tjeter shtepi. Te gjithe jane larguar nga Shqiperia dhe asnje nuk denjon te biem ne ujdi per shtepine qe une banoj. Babai ka nderruar jete. Ju lutem me ndihmoni duke i dhene pergjigje disa pyetjeve te mia:
1- Si mund te veproj per rregjistrimin e kesaj shtepie?
2- Derisa une kam kontraten e dritave, a mundet qe leja e ndertimit te jete ne emrin tim?
3- a kishte mundesi qe babai te merrte leje ndertimi ne emrin e vet ne ate kohe, kur ai e kishte nje pale shtepi?
3 – Ne cilin institucion duhet te drejtohem per te kerkuar lejen e ndertimit te asaj kohe? Pasi mendoj se leja e ndertimit mund te jete ne emrin tim.
4- A kam te drejte ligjore te kerkoj rregjistrimin e kesaj banese ne emrin tim?  Pasi me jane fshehur qellimisht dokumentat nga njerezit e mi te afert dhe nuk e di se ne emer te kujt eshte leja e ndertimit dhe ku mund ta kerkoj.

Pres pergjigje dhe faleminderit per ndihmen tuaj


Qytetari: A. H. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Regjistrimi ne hipoteke i objekteve te ndertuara para vitit 1991”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni, nje nder menyrat qe ju mund te perdorni per kalimin e pronesise se objektit ne fjale, eshte duke u bazuar ne VKM-ne nr. 442, dt 18.07.2018, “Per percaktimin e kalimit te pronesise e te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, te ndertuara deri me date 10.08.1991 dhe trojet funksionale te tyre”, ku si objekt i kesaj VKM-je jane pasurite e palujatshme te ndertuara deri me 10.08.1991, per te cilat nuk ka akte te fitimit te pronesise sipas nenit 193 te Kodit Civil.
    Ndertimet te cilat trajtohen ne perputhje me kete VKM, jane ndertimet:
    a) Të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;
    b) Të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë;
    c) Të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. (Ky i fundit shfuqizuar me ligjin nr. 20/2020)
    Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, fillojnë, ne rastin tuaj, duke iu drejtuar me me kërkesë (ne perputhje me formularin tip te kerkeses miratuar me vkm 442, dt 18.07.2018) Drejtorise rajonale te ASHK-se Berat.
    Me pas organi perkates (ne kete rast Drejtoria vendore e ASHK-se) evidenton ne terren ndertesen dhe truallin funksional. Gjatë evidentimit në terren verifikohet edhe posedimi efektiv i ndërtimit nga subjekti përfitues.
    Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren bëhen publike për 30 ditë, në ambientet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, ne ambjentet e Drejtorise vendore te AShK-se (te vendit ku ndodhet pasuria e paluajtshme, ish ALUIZNI, ish ZVRPP-ja), si dhe faqet perkatese ne web.

    Ne adresen e e-mailit qe na keni vene ne dispozicion, do ju dergojme edhe formualin e kerkeses per kalimin e pronesise se objektit te ndertuara para vitit 1991, e cila duhet plotesuar dhe dorezuar se bashku me dokumentacionin perkates, prane Drejtorise Vendore te ASHK-se Berat.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet