Regjistrimi i pronesise per nje ndertim te vitit 1989

Pershendetje! Kam realizuar nje ndertim ne vitin 1989, por nuk jam pajisur me dokumentacion pronesie. Cfare procedure duhet ndjekur qe te regjistroj pronesine mbi ndertimin dhe te pajisem me certifikate pronesie? Faleminderit


Qytetari: . . Data: 15 September , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Regjistrimi i pronesise per nje ndertim te vitit 1989”

  1. Përshëndetje,

    Pershendetje. Pasuria juaj konsiderohet pasuri pa titull pronesie, ne kuptim te ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” qellimi i te cilit eshte thjeshtimi i procedurave administrativo-ligjore per trajtimin e pasurive te paluajtshme, perfshire edhe ato qe konsiderohen si pasuri pa titull pronesie.

    Procedura e vecante per nxjerrjen e titullit te pronesise se objekteve pa titull pronesie dhe truallit funksional te tyre dhe regjitrimin e ketij titulli, eshte rregulluar permes VKM nr.827 datë 30.9.2020 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim.

    Referuar parashikimeve te ligjit 20/2020, respektivisht nenit 34 dhe VKM 827/2020 procedura e miratimit të dokumentit të pronësisë për pasuritë objekt të këtij vendimi, fillon: a) me kërkesë të subjektit, b) kryesisht nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, gjatë procesit të regjistrimit fillestar apo përmirësimit/përditësimit të zonës kadastrale ose c) me kërkesë të institucionit shtetëror, në rastet e shpronësimit për interes publik.

    Kur procedura nis me kërkesë të subjektit, ai duhet ta paraqesë aplikimin on-line nëpërmjet platformës unike qeveritare e-albania dhe të shlyejë tarifën e shërbimit për procedurën administrative. Tarifa e shërbimit për procedurën administrative të miratimit të dokumentit të pronësisë është 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe shlyhet në momentin e paraqitjes së kërkesës për kalimin e pronësisë.

    Pasuria juaj do te mund te trajtohet sipas kesaj procedure (pra si objekt pa titull pronesie), nese permes dokumentave do te vertetohen kushtet si me poshte:
    a) Për të nuk ka dokument të fitimit të pronësisë
    b) Nuk është objekt në pronësi shtetërore (sipas vertetimit mbi statusin juridik te prones leshuar nga ASHK)
    c) Nuk është ndërtim pa leje, ” ose edhe nëse në të apo në truallin funksional ka ndërtim pa leje, të paktën një pjesë e vëllimit ndërtimor është ndërtim i ngritur përpara datës 10.8.1991;
    ç) Ndërtimi është i përfunduar, përfshirë këtu edhe ato ndërtime të cilat kanë dëmtime, shembje të pjesshme apo të cilave u ka rënë mbulesa prej vjetërsisë apo shkaqeve natyrore.
    d)Ndërtimi ka funksion banimi ose nese se paku te vertetohet me vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore se deri në datën 10.8.1991 ka pasur funksion banimi.
    e) Objekti posedohet nga aplikuesi (verifikohet ne terren gjendja faktike, rrethimi i objekti e truallit).

    Objekti do te konsiderohet si i ngritur përpara datës 10.8.1991, sipas shkronjës “c”, me siper, nëse plotësohen njëkohësisht këto kushte:
    a) Nuk është paraqitur aplikim për legalizim të ndërtimit, pavarësisht nëse janë kryer ndërtime pa leje në të apo në truallin funksional.
    b) Objekti është i pranishëm në produktet e fotografimit ajror të Republikës së Shqipërisë, sipas radhës, duke filluar nga ai i vitit 1994. Per kete mund te paraqiten planshetat e nxjerra nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit, vertetim nga organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, dokumentacion nga Arkivi i Shtetit ose institucionet, vendase apo të huaja, që administrojnë informacion gjeografik/gjeohapësinor, që vërteton ekzistencën e ndërtimit përpara datës 10.8.1991, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit se ndërtimi është ngritur para datës 10.8.1991, ose çdo vendim tjetër gjyqësor që e provon këtë fakt, e ne mungese te cdo dokumenti mund te perpilohet aktekspertize nga një grup prej të paktën 3 (tre) ekspertësh inxhinierë të licencuar, që të përcaktojë periudhën e ngritjes ose vjetërsinë e ndërtimit.

    Nese dispononi akt pronesie per truallin por jo per objektin, mund te aplikoni per fitimin e titullit te pronesise se objektit pa truall. Nese aplikohet njekohesisht per truall dhe ndertim, perfitoni pa pagese truall deri ne 300m2, kur trualli është në pronësi shtetërore, figuron me pronar të pavërtetuar ose kur nuk ka informacion për pronësinë, pavarësisht nëse në këtë sipërfaqe ka edhe ndërtime pa leje.

    Ne cdo rast, opinioni si me siper, i referohet informacioneve te vena ne dispozicion nga pyetja juaj. Per me shume informacion, do duhet te kemi specifika te rastit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet