Regjistrimi i prones te paluajtshme ne bashkepronesi

Pershendetje,

Per te regjistruar nje prone ne bashkepronesi, a duhet te dergoj prokure nga ana ime (jetoj ne USA) apo mund ta regjistroje bashkepronari tjeter pa prokuren time? Faleminderit,


Qytetari: K. G. Data: 8 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Regjistrimi i prones te paluajtshme ne bashkepronesi”

  1. Përshëndetje!
    Në bazë të Ligjit Nr. 111/2018 “PËR KADASTRËN” secili prej bashkepronareve ka te drejte te aplikoje per regjistrimin e pasurise se paluajtshme. Nga ana tjeter, per t’u pajisur me certifikate pronesie per pasurine (per te cilen leshohet nje e vetme dhe ku shenohen emrat e te gjithe bashkepronareve), do te duhet te autorizohet permes nje prokure perfaqesimi njeri nga bashkepronaret (ose person i trete) qe te mund te aplikoje dhe ta terheqe ate edhe ne emrin tuaj. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet