Regjistrimi i nderteses

Babai im disponon nje prone ne Tirane, qe e ka marre me kontrate dhurimi nga gjyshi. Ka qene shtepi e vjeter dhe ne vitin 2002 nga shtepi me cati eshte bere me tarrace me te njejtet mure mbajtese. Objekti nuk figuron i regjistruar ne ZVRPP Tirane dhe pse del ne ortofoto. Si duhet te fitojme pronesine e nderteses? Faleminderit


Qytetari: G. B. Data: 21 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Regjistrimi i nderteses”

  1. Pershendetje. Rasti juaj rregullohet nga neni 34 i ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”. Ju duhet t’i drejtoheni me kerkese Agjencise Shteterore te Kadastres per regjistrimin e pronave pa titull pronesie. Ne vijim gjeni edhe dispoziten konkrete qe rregullon kete rast.
    Neni 34
    Objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim
    1. Për objektet pa titull pronësie, trojet e tyre funksionale, si dhe oborret në përdorim,
    ASHK-ja miraton dokumentin e pronësisë në favor të poseduesve.
    2. Nëse poseduesi i pasurisë, që trajtohet sipas këtij neni, ka kryer edhe ndërtime pa leje
    në të njëjtën pasuri, veprohet si më poshtë:
    a) për objektet pa titull pronësie, ASHK-ja miraton dokumentin e pronësisë, sipas këtij
    neni, në bazë të gjendjes ndërtimore faktike;
    b) për oborret në përdorim, ASHK-ja evidenton ndërtimet pa leje nga objekti me titull
    pronësie. Ndërtimet pa leje legalizohen nëse nuk cenojnë kriteret e parashikuara në nenin 18
    të këtij ligji.
    3. Për objektet pa titull pronësie dhe trojet e tyre funksionale, si dhe për oborret në
    përdorim, miratimi i dokumentit të pronësisë për sipërfaqet e truallit deri në 300 m2 bëhet pa
    pagesë, pavarësisht nëse në këtë sipërfaqe poseduesi ka kryer edhe ndërtime pa leje ose jo.
    4. Kur trualli funksional i objektit pa titull pronësie apo oborri në përdorim rezulton në
    pronësi private të të tretëve, zbatohen, për analogji, rregullat e parashikuara në nenin 24 të
    këtij ligji. Përjashtimisht, në këto raste poseduesi duhet të paguajë vlerën e truallit, e cila
    llogaritet sipas çmimit favorizues dhe me të njëjtat lehtësi pagese, sipas përcaktimeve të nenit
    22 të këtij ligji.
    5. Në rastet kur objektet pa titull, trojet e tyre funksionale, ose oborret në përdorim,
    përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë inventarizuar apo transferuar në mënyrë të gabuar si
    prona shtetërore te njësitë e vetëqeverisjes vendore, listat e pronave shtetërore për pjesët që
    disponojnë mbi këto pasuri, nuk merren parasysh. Në këto raste, ka përparësi e drejta e
    poseduesit për të përfituar dokumentin e pronësisë sipas këtij seksioni, në përputhje me
    parimin e përcaktuar në shkronjën “ç”, të nenit 36, të këtij ligji dhe me nenin 22 pika 5 të
    këtij ligji.
    6. Rregullat e hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë për këto pasuri
    përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
    7. Nëse në truallin funksional të objektit pa titull pronësie apo në oborrin në përdorim
    gjenden ndërtime pa leje të të tretëve, që nuk i përkasin poseduesit të objektit pa titull
    pronësie apo të oborrit në përdorim, ato u nënshtrohen kritereve dhe procedurave, sipas
    seksionit 1 të këtij kreu.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet