Regjistrimi i femijes ne gjendje civile

Pershendetje! Une jam nje nene e nje vajze 4 vjecare. Situata ime eshte e komplikuar keshtu qe shpresoj te jem e qarte me pyetjet dhe kerkesen time. Une 8 vjet me pare kam qene e martuar. Per arsye personale une jam divorcuar nga ish partneri 4 vjet me pare, pikerisht 2 muaj pas lindjes se vajzes (e cila eshte femija i bashkeshortit aktual me te cilin une jam celebruar se fundmi) . Vajza ime nuk eshte e rregjistruar ne gjendjen civile sepse kur lindi une isha akoma me letra e martuar me partnerin e 1 dhe ne dokumentat e mia personale figuroja me mbiemrin e ish bashkeshortit. Me pas pasi u divorcova u celebrova me bashkeshortin aktual (babain e vajzes). Por kemi nje problem ne certifikaten e lindjes vajza ka mbiemrin e ish bashkeshortit. Une si duhet te veproj?! Cfare duhet te bej qe ta rregjistroj femijen tim me mbiemrin e babait te saj?! Faleminderit


Qytetari: E. K. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Regjistrimi i femijes ne gjendje civile”

  1. 2

    Pershendetje,
    Ne rastet kur ekziston papajtueshmeri ndermjet prezumimit ligjor te atesise dhe marredhenieve reale mbi te cilat bazohet atesia biologjike, prezumimi ligjor mund te kundershtohet nepermjet padise se kundershtimit te atesise se te lindurit nga martesa, ne kushtet e parashikuara nga dispozitat 184, 185 dhe 186 te Kodit te Familjes.
    Kjo padi duhet të ushtrohet brenda afateve ligjore. Kur padia ngrihet nga nena, afati eshte 1 vjecar dhe fillon nga data e lindjes se femijes. Duke qene se ju kane kaluar afatet, ju duhet t’i kerkoni gjykates t’ju rivendose ne afat, duke i dhene rrethana e shkaqe konkrete qe perjashtojne pasivitetin tuaj si shkak per kalimin e afateve te parashkrimit. Me perfundimin e ketij procesi gjyqesor, i ati biologjik i femijes mund te beje njohjen vullnetare te atesise.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet