Pershedetje, ju lutem kam nje femije te kushuririt tim i cili eshte ne moshen 7 vjecare, femija eshte autik i braktisur nga nene e tij qe ne muajin e pare te jetes. babai eshte i semure mendore dhe jeton jasht vendit. femija eshte rritur nga gjyshja e tij. tani ju lutem si te procedoj qe te gjej nje certifikate te femijes pasi ne nuk dime emin e femijes ne kohen e regjistrimit kur ka lindur , e therrasim qe ne vogeli me emrin Manuel por nuk e dime te sakte , nena e tij biologjike nuk ka pyetur per femijen. une dua ti ndohmoj sepse gjyqja e femijes eshte e vjeter ne moshe . dua te dij.
Si te aplikoj per te marre nje certifikate te femijes dhe te kryej proceduren e regjistrimit ne gjendje civile. ju lutem me ndihmoni. Faleminderit.
One Response
Pershendetje,
Ju nuk mund te merrni certifikate personale te femijes nese ai nuk eshte i rregjistruar ne gjendjen civile, por mund te merrni certifikate negative e cili sherben per te vertetuar se asnje shtetas me te dhenat e femijes nuk eshte i rregjistruar ne rregjistrat e gjendjes civile.
Regjistrimi dhe deklarimi i lindjeve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile rregullohen nga Ligji nr. 10129, datë11.05.2009 Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar.
Lindjet si fakt, kohë, vend, gjinia dhe amësia vërtetohen me certifikatëne asistencës së lindjes, me raport mjekësor ose procesverbal, të hartuarnë kohën e lindjes, i cili vërtetohet nga personeli mjekësor i pranishëm.
Në mungesë të dokumentacionit të përmendur më lart,vërtetimi i faktit të lindjes mund të provohet edhe nëpërmjet gjykatës.
Deklarimi i lindjes
Lindja e fëmijës deklarohet te nëpunësi i gjendjes civile nga prindërit,pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe,në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtëtë vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues tënënës, me prokurë të posaçme.
Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile tëvendbanimit të prindërve ose në vendin ku ka ndodhur lindja.
Nese nga ana e nenpunesit te gjendjes civile nuk vijohet me rregjistrimin e lindjes se femijes duhet ti drejtoheni gjykates me kerkese per vertetimin e faktit juridik te lindjes, nese jeni subjekt i ligjit Nr.111/2017 “Per ndihmen Juridike te garantuar nga shteti”, drejtohuni prane qendrave te sherbimit te ndihes juridike paresore, ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas.
Faleminderit!