Regjistrim tapie

Pershendetje!
Eshte nje pasuri me siperfaqe afro 10 dynym toke shtet dhe ne kartele e ka te cilesuar ‘pyll’. Pronari i kesaj pasurie ka ne dispozicion AMTP-ne pronesi, certifikaten familjare te gushtit ’91, si dhe te gjitha konfirmimet nga njesia administrative per token perkatese. Ju lutem nje informacion sesi mund te pajiset me certifikate pronesie per kete pasuri? Cila eshte procedura qe duhet ndjekur per rregjistrimin e tapise dhe marrjen e certifikates se pronesise?

Faleminderit,

Qytetari: A.F.
Data: 8 Qershor 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Procedura administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje.
    Akti i Marrjes se Tokes ne Pronesi (AMTP) duhet të regjistrohet prane ASHK, mbi bazen e ligjit 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne RSh”. Ligjshmeria e AMTP-se prezumohet nese ajo ploteson kriteret formale dhe personi e ka token ne posedim. Me ligjin e ri nuk kerkohet as konfirmimi i kufitareve. Dokumentacioni i nevojshem krahas AMTP-se, jane plani i rilevimit per te gjitha parcelat pjese e AMTP-se, certifikate familjare e gushtit 1991, certifikate familjare e tanishme e kryetarit te familjes bujqesore.

    Aplikimi kryhet online ne linkun si me poshte: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9444.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje