Regjistrim shtepie

Pershendetje!
Deshiroja te me jepnit nje mendim.
Kam ndertuar nje shtepi ne nje fshat te Himares, ZK1982,me leje sheshi dhe leje ndertimi (toka eshte e gjyshit e trasheguar disa vjecare e shkruar ne AMTP) duke paguar dhe te gjitha detyrimet e kerkuara, ne vitin 2012.
Mbas mbarimit te ndertimit kerkova ne bashki te beja dhe hipoteken, por nuk u be.
Me ligjin e ri 20/2020,kerkohet qe te gjitha pronat te regjistrohen dhe shtepine edhe pse me leje kalon ne legalizim dhe toka duhet paguar.
E gjithe kjo nuk me duket e drejte.
Mund te me jepni nje mendim juridik, se cfare te kerkoj per te mos e kaluar ne legalizim dhe blerje?
Faleminderit ne pritje te pergjigjes suaj!


Qytetari: L. N. Data: 7 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Regjistrim shtepie”

  1. 1

    Pershendetje. Ndertimet me leje kalohen per regjistrim me legalizim ne rast se ka shkelje, apo ndryshim te kushteve te lejes, psh eshte ndertuar nje siperfaqe me e madhe se ajo e parashikuar ne lejen e ndertimit. Lidhur me token, ju thoni qe eshte trasheguar nga gjyshi, i cili e ka fituar me AMTP. Ne rast se toka eshte fituar me AMTP, do te thote qe eshte ne pronesi te te gjithe familjes bujqesore, pra jo vetem te gjyshit, por te gjithe anetareve te trungut familjar te gjyshit ne 1 gusht 1991. Per te mos paguar per token, ju duhet te beni regjistrimin e AMTP-se, ne emer te te gjithe anetareve te familjes bujqesore dhe nese ndonje prej tyre ka nderruar jete, edhe te trashegimtareve te tyre.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet