Regjistrim Kontrate Porosie

Pershendetje kam nenshkruar nje kontrate porosie apartamenti prane noterit dhe dua te kryej vete regjistrimin e kontrates ne portalin e-albania. Ne cilen rubrike duhet te kryej aplikimin dhe cila eshte procedura qe duhet te ndjek?

Qytetari: A.N.
Data: 15 Mars 2023, Kategoria: Administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ju keni te drejte qe te aplikoni ne portalin E-Albania për regjistrimin e kontratës së sipermarrjes.Pas dërgimit të aplikimit drejt ASHK-së, ai do të procesohet nga specialisti i ASHK-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në e-Albania.
    Per kete aplikim ju do te pajiseni me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës tuaj. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga ju kryhet nëpërmjet dergimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Ju duhet te hidhni te gjitha te dhenat e prones(dhe trualli),Numrin e Pasurisë(zonën kastrale,vol,fq)qe doni te regjistroni,kodin Unik,llojin e pasurise,sip e pasurise,sip e truallit ,ndertesen, adresen (Rrugen,Ndertesen,Numrin e Ap)
    Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë ASHKsë përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj. Ky sherbim eshte me pages,ku ju mund te shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën ose kryeni pagesën pranë postave Shqiptare.
    Aplikimi për regjistrimin e kontratës së porosisë është si më poshtë vijon:
    Aplikim për regjistrimin e akteve noteriale që lidhen ndërmjet zhvilluesit të pronës dhe pronarëve të truallit apo me subjektet e treta.
    Si dhe linku përkatës:

    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9443

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje