Regjistrim hipotekor

Pershendetje!
Per hipotekimin e baneses (apartementeve qe perfitoj nga kontrata shkembimit) si pronar trualli, ne te cilin eshte ndertuar nje pallat nga ndertuesi, a jam i perjashtuar nga pagesa 1000 leke per m/katror ne hipoteke (taksa e kalimit te pronesise)? Nese po, kush i paguan ndertuesi apo del me zero pagese nga hipoteka? Faleminderit,


Qytetari: O. B. Data: 21 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, Taksa.

One response to “Regjistrim hipotekor”

  1. Pershendetje
    Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie.

    Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme ( ne rastin tuaj ndertuesi), përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi, pervec prastiti nese ju e keni percaktuar ndryshe sipas nje marreveshjeje qe keni rene dakort.

    Sipas udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme” percakton se : Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, (shoqëri tregtare) me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues vetëm të “taksës” vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;
    Per me shume info mund te konsultoheni me linkun ne vijim https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/731/mbi-kalimin-e-se-drejtes-se-pronesise-se-paluajtshme-dhe-taksat-e-tatimet-qe-do-te-llogariten-

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet