Regjistrim apartamenti ne hipoteke

Kam blere ne 2005 nje apartament nepermjet nje kontrate sipermerrje me nje firem ndertimi, por ende nuk jam pajisur me hipoteke dhe sot qe dua ta shes apartamentin, nuk mund te kryej asnje lloj veprimi pasi firma e ndertimit nuk me pajis me hipoteke. Si mund te veprohet ne rruge gjyqesore? Faleminderit


Qytetari: a. s. Data: 3 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Regjistrim apartamenti ne hipoteke”

  1. Pershendetje,

    Paisja me certifikate pronesie behet nga ana e Agjencise Shteterore te Kadastres dhe jo nga ana e subjektit ndertues. Qe te mund ta regjistroni pasurine ne emrin tuaj ne regjistrin kadastral, se pari eshte e rendesishme qe te verifikoni nese pasuria eshte e regjistruar ne Kadaster. Per kete mund te aplikoni dhe drejtperdrejte ne kadaster, nepermjet e-albania, per nje kopje te karteles se pasurise, pasi jeni person i interesuar.
    Nese pasuria eshte e regjistruar ne kadaster, ju duhet te lidhni nje kontrate shitjeje per pasurine. Ne rast se subjekti refuzon qe te lidhe kontraten e shitjes, edhe pse ju i keni shlyer te gjitha detyrimet e parashikuara ne kontraten e sipermarrjes, atehere ju mund te paraqisni nje padi ne gjykate, ku te kerkoni detyrimin e sipermarresit per t’ju njohur pronar. Duke pasur parasysh kohen e gjykimit ne te dyja fazat, shkalle te pare dhe apel, si dhe shpenzimet gjyqesore, ju sugjerojme qe te beni nje perpjekje perfundimtare per ta zgjidhur jashtegjyqesisht me sipermarresin.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet