Regjistri i barreve siguruese

Pershendetje,

Per ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor duhet bere sekuestrimi e shitja e nje automjeti. Permbaruesi gjyqesor shteteror me ka dhene urdher sekuestrimin dhe me tha qe te interesohem prane rregjistrit te  barreve siguruese duke kerkuar sekuestrimin e mjetit. Nderkohe rregjistri i barreve siguruese, me kerkon qe krahas urdher sekuestrimit, duhet dhe nje formular E-aplikimi nga permbarimi, me vulen dhe firmen e tij .
1. Cfare me keshilloni per kete? Automjeti, sipas te dhenave, gjendet ne garazhin e nje shoku te tij.
2. Si mund te ekzekutohet ne kete forme?
3. A mos do ishte me mire qe debitorit t’i kerkohet te deklaroje vullnetarisht vendodhjen e automjetit dhe ta sjelli vete ate ne permbarim? Flm


Qytetari: A. S. Data: 22 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Regjistri i barreve siguruese”

  1. Pershendetje.
    Ne baze te Manualit te Permbarimit, rregullat per ekzekutimin e detyrimit nepermjet automjetit te debitorit, jane si me poshte:
    Ekzekutimi i vendimit të gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë mbi automjetin e debitorit bëhet me vendosjen e sekuestro mbi të. Sekuestrimi mbi automjetin kryhet në bazë e për zbatim të aktit të lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor që urdhëron vënien e sekuestro. Me vendosjen e sekuestro mbahet procesverbali i sekuestrimit, e një kopje e këtij procesverbali i dorëzohet Degës rajonale të Drejtorisë së Transportit Rrugor, ku është regjistruar automjeti. Sekuestrimi i komunikohet detyrimisht debitorit, nga përmbaruesi gjyqësor. Njoftimi bëhet sipas rregullave për njoftimin e akteve gjyqësore.
    Pas sekuestrimit, nese nga debitori nuk eshte permbushur detyrimi, vijohet me shitjen e sendit ne ankand.
    faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet