Refuzuar dy here per pagen e luftes

Pershendetje,

Me eshte refuzuar kerkesa per pagen e luftes per biznesin e vogel bar-kafe se dal e dypunesuar. Kam pasur nje kontrate me ZVA Kamez per periudhen 24 shkurt – 19 mars. Pas kesaj date une nuk marre me page, por ata nuk me kishin hequr nga tatimet.  Shkova dhe e hoqa emrin me date 6 prill.  Bera serish aplikim per page lufte per bar-kafe.  Me dt. 15 prill dhe mu refuzua per te njejten arsye. Si te veproj sepse pas dates 19 mars une jam pa asnje te ardhur, pasi edhe im shoq eshte ndihmes familjar pa pagese te ky biznes dhe ai nuk mori page lufte po ashtu? Ju faleminderit!


Qytetari: L. E. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Refuzuar dy here per pagen e luftes”

  1. Pershendetje,

    Ju keni te drejten te ankimoni vendimmarrjen e institucioneve tatimore prane Drejtorise Rajonale tatimore perkatese. Adresat e e-mailit per secilen drejtori i gjeni ne kete faqe: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore
    E drejta e perfitimit nga paketa e dyte, shqyrtohet automatikisht nga ana e organeve tatimore, pa qene nevoja qe ju te beni nje aplikim te ri. Megjithate, mund t’ju dergoni e-mail, per te marre informacion lidhur me statusin e aplikimit tuaj.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet