Refuzimi i pages se luftes

Pershendetje,

Kam nje bisnes te vogel dhe me eshte refuzuar paga e luftes prej 40.000 lek me argumentin si i dypunesuar. VKM nr. 305 date 16.04.2020 nuk e permend ne asnje pike kete argument.  Cfare me sugjeroni te bej? Faleminderit


Qytetari: a. i. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Refuzimi i pages se luftes”

  1. Pershendetje,

    Ju informojme se VKM 305 date 16.04.2020 (i ndryshuar), ne piken 7 percakton se “Nuk përfitojnë ndihmë financiare, sipas këtij vendimi:
    a) individët e punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë;
    b) individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në kategorinë e aktiviteteve të përmendura në shkronjën “b”, të pikës 4, të kreut I, të këtij vendimi;”

    Ne piken 4/b percaktohet se nuk e përfitojnë ndihmë, punonjësit:
    b) të punësuar në subjektet:
    i. me objekt veprimtarie tregtim të produkteve ushqimore, fruta – perime, farmaceutike;
    ii. e regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet