Re: ndihme juridike ne lidhje me hapesiren perballe dyqanit tim

Ne baze te cilit ligj Bashkia mund te japi hapesiren publike ne perdorim nje subjekti/personi? E desha te detajuar nese ka mundesi sepse kam problem me zbatueshmerine te ketij ligji. Faleminderit,


Qytetari: E. Z. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Re: ndihme juridike ne lidhje me hapesiren perballe dyqanit tim”

  1. Pershendetje!

    Cdo qytetar apo biznes mund te kerkoj leje per shfrytezimin e hapesires publike, per qellime te ndryshme. Bashkite miratojne rregulloret perkatese per shfrytezimin e hapsirave publike, duke percaktuar kushtet, afatet e lejes, dokumentacionin e nevojshem, afatin e shqyrtimit te kerkeses dhe specifika te tjera.
    Baza ligjore per miratimin e rregullores nga ana bashkive eshte: VKM Nr.1096, dt. 28.12.2015, “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”. Ky vendim eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 243, vitit 2015 dhe mund ta aksesoni ne faqen e Qendres se Botimeve Zyrtare https://qbz.gov.al/.

    Gjithashtu, baze ligjore e zgjeruar ne miratimin e ketyre rregulloreve jane: Ligj nr.139/2015 dt. 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Ligj nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë; Ligj nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”; Ligj nr. 9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, I ndryshuar; Ligj nr. 9920 dt. 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar; Ligj nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, I ndryshuar; VKM nr.408, dt. 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”,I ndryshuar. Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet