Pershendetje,
Se pari, ju uroj suksese ne nismen tuaj per te ndihmuar qytetaret per nevojat e tyre. Do t’ju lutesha te me kthenit nje pergjigje sa me shpejt te jete e mundur. Jam nje shtetase shqiptare e sapo martuar ne gusht te ketij viti ne qytetin e Lozanes ne Zvicer. Regjistrimi im eshte bere edhe ne sistemin e Zvicres ku figuroj me mbiemrin e bashkeshortit. Nderkohe pasaporten e kam me mbiemrin e vajzerise. Kam nje rast shume urgjent dhe me duhet te iki ne Shqiperi. Pyetja ime eshte: A me lejon aeroporti ne Zvicer te vije ne Shqiperi? A me lejohet qe permes nje leje kalimi te leshuar nga ambasada shqiptare ne Zvicer, te mund te udhetoj per ne Shqiperi? Ju lutem jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Rrespekte.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje!
Ne kushtet kur mbiemri juaj eshte ndryshuar per shkak te marteses, pasaporta shqiptare vazhdon te jete e vleshme. Pra juve ju lejohet te udhetoni. Por per te shmangur cdo burokraci te mundshme, edhe pse ne vleresimin tim nuk eshte e nevojshme, mund te mbani me vete nje certifikate martese. Faleminderit