Përshëndetje të nderuar,
Punoj si ekonomiste për përgatitjen e pagave dhe së fundmi kemi patur raste kur punonjësit tane sjellin raportë deri në 14 ditë kur ata qëndrojnë në shtëpi për tu kujdesur për fëmijët e sëmurë, RAPORTA KUJDESI PËR FËMIJËN.
A bën një përjashtim ky rast për mënyrën e pagesës, a paguhet kjo lloj raportet 100%.
Duke ju falenderuar për përgjigjen tuaj
Punë të mbarë!
One Response
Përshëndetje,
Mbështetur në Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Raportet për kujdes për fëmijën paguhen 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim, 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se në varësi të institucioneve dhe rregulloreve të tyre të brendshme pagesa e raporteve mund të jetë 80% ose 100%.
Faleminderit!