Raport mjekesor covid

Pershendetje,
Kam qene e vetkarantinuar per 1 muaj per shkak se nje nga familjaret doli pozitiv. Mbasi bera analizen dola me rezultat negativ. Raport kam marr vetem per 14 dite. Per pjesen tjeter nuk kam raport. Doja te dija:
– Sa dite do te me paguaje punedhenesi?
– Duke qene se nuk kam raport per 1 muaj, a do me paguajme sigurimet per ditet e tjera?
A ka ndonje baze ligjore ne lidhje me kete? Faleminderit,  Jam ne pritje te pergjigjes suaj.


Qytetari: G. M. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Raport mjekesor covid”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Nuk ka nje rregullim ligjor te posacem mbi rastin ne fjale. Duke patur parasysh rrethanat jo te zakonshme, diktimi i veteizolimit behet ne perputhje me protokollet ne fuqi te miratuara ne kushtet e pandemise. Ne vleresimin tim personal, situata qe ju parashikoni ndodh ne rastet tipike te paaftesise se perkoheshme per pune te parashikuar ne Kodin e Punes.

    Por, ne nenin 96 te Kodit te Punes percaktohet se, “Në rast sëmundjeje të rëndë të anëtarëve të familjes, bashkëjetuesit, të paraardhësve ose të pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë, të vërtetuar me raport mjekësor, punëmarrësi përfiton jo më shumë se 30 ditë pushimi të papaguar”. Situata juaj pertej periudhes 14 ditore te njohur me raport mjekesor, mund te kategorizohet brenda kesaj dispozite dhe te konsiderohet si periudhe pushimi e papaguar. Gjithsesi, gjykoj se ju duhet te bisedoni dhe dakordesoni me punedhenesin tuaj mbi zgjidhjen e situates.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,
    Deri ne kete moment nuk ka baze ligjore qe personat qe jane vetekarantinuar dhe aq me shume qe kane rezultuar negativ te paguhen pertej diteve te raportit. Ju do paguheni nga punedhenesi juaj vetem per ditet qe keni patur raport mjeksore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet