Qeraja/Taksa e shfrytezimit te truallit

Pershendetje,
Zoteroj nje objekt tipi magazine qe eshte privatizuar ne vitin 1993. Ka qene ish ndermarje bujqesore. Kemi certifikaten e pronesise se nderteses, por trualli i perket shtetit. Doja t’ju pyesja se ku mund te interesohem per te pyetur sa leke i detyrohem shtetit dhe per mundesine e blerjes se truallit te nderteses? Dhe ku shpallen amnistite qe shteti ben per keto qera? Se di psh qe deri ne 2010 jane falur.
Ju faleminderit per pergjigjen,


Qytetari: A. M. Data: 1 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Qeraja/Taksa e shfrytezimit te truallit”

  1. Pershendetje. Ligji 20/2020 rregullon menyren e fitimit te pronesise se trojeve shteterore, mbi te cilat jane pasuri tashme te privatizuara. Per te proceduar me procesin e privatizimit duhet te prisni miratimin e akteve nenligjore perkatese. Per momentin ende nuk eshte miratuar Vendimi i Keshillit te Ministrave perkates.
    Lidhur me pagesen e truallit, ligji percakton se kalimi i pronesise do te behet:
    a) pa pagesë, për trojet e ndërtesave me funksion banimi;
    b) kundrejt pagesës, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshilli të Ministrave, për trojet e ndërtesave me funksion social-ekonomik.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet