Une jam ndare nga familja ne gjendjen civile (pra nga prinderit) mbasi mbusha moshen 18 ,por per disa arsye dua te bashkohem prap ne certifikate. Ka zgjidhje ky problem?
Qytetari: K.
H.Data: 8 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.
Pershendetje
Per bashkimin familjare ne trungun e familjes , ne mbeshtetje te Ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, ju duhet te paraqisni
në zyrën e gjendjes civile dokumentat si meposhte :
• Kërkesë me shkrim (Formular i gatshëm që plotësohet në zyrën e informacionit dhe
protokollohet) Kërkesa plotësohet nga kryefamiljarët e dy familjeve që bashkohen; këtë
formular e nënshkruajnë të gjithë anëtarët madhorë të familjeve.
• çertifikatë familjare të familjeve që do të bashkohen
• fotokopje të letërnjoftimit për çdo anëtar të familjeve që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe
janë dakord të bashkohen
• Dokument që vërteton vendbanimin si:
– Dokument pronësie të banesës (hipotekë)
– Kontratë qiramarrje/ huadhënie/ përdorimi
– Çdo dokument të ligjshëm sipas legjislacionit në fuqi që i jep shtetasit të drejtën e
përdorimit të banesës. (vetëdeklarim legalizimi)
Dokumentet që dorëzohen duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të noterizuara.
Taksa për proçedurën bashkim familjar është 1000 lekë.Kjo taksë paguhet në zyrën e gjendjes
civile.
Faleminderit
Përshëndetje! Ju duhet të drejtoheni pranë Zyrës së Gjendjes Civile, për të kryer procedurën e bashkimit familjar. Pranë Zyrës së Gjendjes Civile do plotësoni një kërkesë me shkrim (formular i gatshëm që plotësohet pranë zyrave të gjendjes civile); çertifikatë familjare të familjeve që do të bashkohen; dokument që vërteton vendbanimin. Faleminderit