Mbi kriteret per t’u perzgjedhur OPGJ

Jam student i vitit te pare ne drejtesi. Deshira ime eshte te behem oficer i policise gjyqesore.  Ju lutem me tregoni cilat jane kushtet ligjore dhe a ndikon mesatarja per te aplikuar per OPGJ-ja? Faleminderit,


Qytetari: L. N. Data: 6 December , 2020, Kategoria: Legjislacion.

One response to “Mbi kriteret per t’u perzgjedhur OPGJ”

  1. Pershendetje

    Ligji Nr. 25/2019 “Per organizimin dhe funksionimin e Policise gjyqesore” ne nenin 17 te tij percakton kriteret e përzgjedhjes të oficerit të Policisë Gjyqësore.

    Ne vijim gjeni citimin e nenit 17 te ketij ligji.
    Neni 17
    Kriteret e përzgjedhjes të oficerit të Policisë Gjyqësore të seksionit
    Personi që emërohet oficer i Policisë Gjyqësore në seksione duhet të përmbushë kriteret e
    mëposhtme:
    a) të jetë shtetas shqiptar;
    b) të ketë përfunduar studimet e universitare në një nga institucionet e arsimit të lartë, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
    c) të ketë pesë vjet përvojë pune:
    i) si jurist në institucionet publike, private ose në profesione të lira; ose
    ii) në fushën e specialitetit të kërkuar; ose
    iii) si oficer i Policisë Gjyqësore në shërbimet e Policisë Gjyqësore;
    ç) të ketë përfunduar trajnimin fillestar për hetimin;
    d) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre
    penale dhe të mos jetë në hetim penal apo gjykim për një vepër penale;
    dh) të mos ketë masë disiplinore dhe ndaj tij të mos ketë filluar procedim disiplinor;
    e) të ketë integritet

    Per tu njohur me tej me ligjin mund te klikoni ne linkun http://www.pp.gov.al/web/Ligji_per_Policine_Gjyqesore_31_1.php#.X80uedJKjIV .
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet