Pyetje rreth VKM nr. 208, dt 10.03.2020

Pershendetje,

Une punoj ne administrate dhe bashkeshorti im punon ne nje institucion shteteror, i cili pavaresisht situates se krijuar ka punuar, pasi vendi i tij i punes nuk e lejon mosparaqitjen e tij ne pune. Kemi dy femije te vegjel, perkatesisht ne moshen 4 dhe 8 vjec dhe jetojme vetem. Deri sot kam qene une qe kam qendruar ne shtepi me femijet, (duke e justifikuar qendrimin tim ne shtepi me vertetim nga puna e bashkeshortit), por sot me erdhi nje vendim nga puna ku me kerkohet te paraqitem ne pune pasi VKM 208 e dates 10 mars per lejimin e njerit prind pushim nuk eshte shtyre me.

Ne dijenin time ka nje VKM nr 1 dt 25.03.2020 qe shpreh konfirmimin dhe vijimin e masave te deritanishme dhe ne piken 21 ishte permendur edhe VKM nr 208. Ju lutem kerkoj nga ana Juaj te me konfirmoni nese eshte akoma e vlefshme kjo VKM, pasi jam ne nje situate qe nuk po i jap dot zgjidhje.

Faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje rreth VKM nr. 208, dt 10.03.2020”

  1. 1

    Pershendetje

    Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile me vendimin Nr.1, datë 25.3.2020 “Per konfirmimin dhe vijimin e zbatimit te masave te vecanta administrative te marra gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar Covid-19” ka konfirmuar vijimin e zbatimit të masave të veçanta administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, pefshire dhe Vendim nr.208, datë 10.3.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur”.

    Të gjitha strukturat e ngarkuara me sigurimin e zbatimit të masave parandaluese kane detyrimin të vijojnë me zbatimin e tyre dhe të masave të tjera të marra në vijim nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet