Pyetje rreth vendimmarrjes se Gjykates se Apelit

Pershendetje,
Kam nje gjyq familjar dhe gjykata e faktit ka vendosur pranimin e pjesshem te padise. Une i jam drejtuar gjykates se apelit me objekt ndryshimin e vendimit dhe pranimin e plote te kerkeses. A ka te drejte apeli te vendos rrezimin e kerkeses perseri ndonese kjo nuk eshte kerkuar ne asnje ankim? Faleminderit,


Qytetari: L. X. Data: 19 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Pyetje rreth vendimmarrjes se Gjykates se Apelit”

  1. Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se kolegut, ju informojme se, ne baze te nenit 466 te K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit pasi te shqyrtoje çështjen mund te vendose si me poshte:
    a) lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë;
    b) ndryshimin e vendimit;
    c) prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes;
    ç) prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i këtij Kodi.

    Faleminderit,

  2. Pershendetje! Jo, Gjykata e Apelit nuk mund te shprehet mbi ate çfare nuk eshte ankuar nga palet, por vetem per pjesen e kundershtuar ne aktin e ankimit. Ne baze te nenit 465 te K. Pr. Civile, Gjykata e Apelit shqyrton çështjen brenda kufijve të ankimit. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet