Pyetje rreth procedures se legalizimit te banesave

Pershendetje! Kam dy banesa te cilat dua t’i legalizoj. Njera eshte ndertuar para viteve ’90, ndersa tjetra ka perfunduar se ndertuari pas viteve ’90. Per keto banesa ne ate kohe me eshte dhene leje ndertimi nga Keshilli Popullor. Ne vitin 2014, ashtu si dhe te tjere, plotesova deklaraten per perfshirjen ne procedurat e legalizimit per te dyja banesat. Nga ajo kohe e deri me 2020 kane ardhur i kane matur banesat disa here. Po ne vitin 2020, ne muajin tetor, bera nje ankese per shkak te mos marrjes ende te nje pergjigjeje per legalizim ne Platformen e Bashkeqeverisjes. Pergjigjia qe mora prej tyre ishte qe duhet te prisja pasi dosjeve te mia nuk i kishte ardhur akoma rradha dhe se po trajtoheshin dosje te tjera te dorezuara vite me pare. Do doja te dija nga ju nese hapat e ndjekur nga une deri tani jane te duhurat dhe nese jo, cfare duhet te bej per te arritur ne legalizimin e banesave? Nese ato qe kam bere deri me tani jane ne rregull, a ka ndonje menyre per te pershpejtuar procedurat? Dite te mbare!


Qytetari: E. M. Data: 18 February , 2021, Kategoria: Legalizim.

One response to “Pyetje rreth procedures se legalizimit te banesave”

  1. Pershendetje. Ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te pronesise”, parashikon se ndertimet e realizuara perpara vitit 1991 do te trajtohen ne menyre te diferencuar, vetem nese per to nuk eshte bere aplikimi per legalizim, sipas ligjit te vitit 2006, “Per legalizimin dhe urbanizimin e ndertimeve informale”.
    Nga sa ju thoni i keni ndjekur te gjitha procedurat ligjore dhe nuk ju mbetet vecse te prisni. Procedurat e legalizimit nuk kane perfunduar per nje numer te konsiderueshem aplikimesh, duke perfshire edhe ato te cilat kane aplikuar qe ne vitin 2006.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet